Shkurt.ch

“UBS”, me rritje në profit

Banka zvicerane "UBS" në tremujorin e tretë ka shënuar rritje në fitimin neto për 32 për qind, ose 762 milionë franga zvicerane (632 milionë €)

Rritja në fitim është regjistruar kryesisht për shkak të lehtësimeve tatimore nga 1.3 miliardë franga, që i kanë plotësuar detyrimet e kostove rregullative prej 1.8 miliardë frangash, transmetojnë mediet zvicerane. 

“UBS” është në një seri hetimesh prej bankave ndërkombëtare në shumë vende me dyshimin e manipulimit të normave të interesit në tregjet valutore. 
Fitimet nga veprimtaria e bankës më të madhe zvicerane u rritën në tre muajt deri në shtator për 10 për qind, ose 6.8 miliardë  franga, ku para së gjithash sektori bankar i investimeve kishte regjistruar një humbje prej 1.2 miliardë frangash. 

“UBS” ka filluar ristrukturimin e operacioneve dhe është fokusuar në sektorin për menaxhimin e mjeteve, ku në tremujorin e tretë regjistroi një fitim prej 707 milionë frangash, që është niveli më i lartë që prej tremujorit të dytë të vitit 2009.