Shkurt.ch

Zvicër: Korriku më i lagësht i të gjitha kohëve

Deri në mëngjesin e të martës në Les Avants është matur sasia e shiut që është sa trefishi i shirave që bien në rrethana normale gjatë korrikut

Muaji korrik për shumë regjione të Zvicrës është korriku me reshjet me të mëdha të shiut që prej kur  në Zvicër bëhet matja e reshjeve. Sidomos në regjionin në perëndim të lumit Reuss ende pa përfunduar muaji janë matur sasi rekorde të reshjeve në shumë stacione matëse.

Edhe në regjionin Zürcher Oberland dhe në kantonin Thurgau sasia e shiut të rënë ka arritur tashmë nivelet ë të larta të shënuara ndonjëherë, thonë në MeteoSchweiz dhe transmeton nzz.ch.

Ndërkaq rekordi për sasinë e shirave të rëna gjatë korrikut, sipas shërbimit meteorologjik të Zvicrës është shënuar në stacionin e matjes Les Avants afër qytetit Montreux të kantonit Vaud. Deri në mëngjesin e hershëm të të martës në atë stacion janë matur 500 milimetra shi, që është sa trefishi i shirave që bien në rrethana normale gjatë korrikut.