Shkurt.ch

Zviceranët, 1. 7 miliard për bamirësi

Gjatë vitit të kaluar zviceranët, në aksione të ndryshme humanitare, të organizuara nga organizata të ndryshme, kanë dhënë 1. 7 miliard franga. Kjo shumë është për 3 për qind më e madhe se ajo e realizuar në vitin 2012, njofton fondacioni Zewo. Ky fondacion bën vlerësimin, gjegjësisht “vulos” bonitetin e organizatave humanitare që mund të […]

Gjatë vitit të kaluar zviceranët, në aksione të ndryshme humanitare, të organizuara nga organizata të ndryshme, kanë dhënë 1. 7 miliard franga. Kjo shumë është për 3 për qind më e madhe se ajo e realizuar në vitin 2012, njofton fondacioni Zewo. Ky fondacion bën vlerësimin, gjegjësisht “vulos” bonitetin e organizatave humanitare që mund të bëjnë grumbullim të donacioneve, shkruan srf.ch.

Me shumën 1.7 miliard, ka vazhduar trendi i rritjes së ndihmave humanitare nga zviceranët trend që ka filluar tash 7 vite.

Vlerësimi i shumës së ndihmave humanitare ka përfshirë 440 organizata që kanë vulën e bonitetit nga Zewo.