E djelë, 20 Prill, 2014 - 11:12
Subscribe to Syndicate
download

Zvicra, me papunësinë më të ulët në Evropë

29.04.2013 - 08:15
Shkalla mesatare e papunësisë në vendet e BE-së në muajin shkurt arriti në 10.9 për qind, ndërsa në Eurozonë 12 për qind

Por opinioni zviceran është i shqetësuar me lajmin se numri i të papunëve arriti në 150 mijë, apo 3.2 për qind.

Zvicra, e cila nuk është anëtare e BE-së, ia ka arritur me sukses përballjes me krizën, edhe pse ekspertët ekonomikë paralajmëruan se nga pasojat e ristrukturimit, veçanërisht në sektorin bankar, rritja e pritshme e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) 1.3 për qind nga viti 2013 të rritet në 2.1 për qind në vitin 2014.

Një tjetër vend jashtë BE-së dhe të eurozonës, në Norvegji, pothuajse nuk e njohin problemin e papunësisë, vendi në janar kishte 3.6 për qind të papunë.

Ekonomistët shpjegojnë se ky vend skandinav ka tri pikat të forta në fushën e politikës së punësimit. Norvegjia është nën presion nga institucionet e BE-së që kërkojnë reduktim të borxhit. Vendi është i pasur me naftë dhe paratë nga shitja investohen pjesërisht në fonde dhe asete, të cilat do të jenë në dispozicion në kohën e krizës.

Kur më 2009 kriza goditi ekonominë norvegjeze, buxheti i Agjencisë për Punësim në Norvegji është rritur, ndërsa punëtorët që mbeten pa punë, sidomos të rinjtë, janë dërguar në trajnime shtesë nëpërmjet Zyrës së Punësimit. Një politikë e ngjashme aplikohet për të papunët edhe në Austri.

Sido që të jetë, Austria është anëtare e BE-së, ndërsa statistikat flasin se papunësia në këtë vend është nën mesataren e vendeve të BE-së, 4.8 për qind.
Krejt kjo falë konsensusit social dhe politikës ekonomike të qeverisë, e cila kombinon modelin e fleksibilitetit në mesin e punëdhënësve, në njërën anë, dhe sigurinë sociale të të punësuarve, në anën tjetër.

Reklamë

Reklamë

@albinfo.ch
"Smirasit", komuniteti mbështetës i fshatit të origjinës Diaspora e gjithë Evropës nga fshati Smirë e Kosovës u mblodh në Onex (GE) gjatë fundjavës së kaluar. Një komunitet me prejardhje nga i njëjti fshat dhe i cili përtej festës së organizuar na frymëzon me sistemin e tij të qëndrueshëm, duke vënë në pah kontributin e një diaspore në zhvillimin e vendit të saj të origjinës.
© albinfo.ch
Azili në BE, sakrifica që nuk ia vlen Qeveria e Kosovës e ndihmuar edhe nga Zyra Zvicerane në Kosovë (SDC) kanë filluar fushatën për parandalimin e azilit të rremë në BE. Migrimi ilegal konsiderohet “sakrificë e kotë”

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds
  • 9 °C
Reported on:
Dje, 20/04/2014 - 10:20

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 20/04/2014 - 10:30

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Dje, 20/04/2014 - 10:20

Shkup

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 20/04/2014 - 10:30

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj