Shkurt.ch

Zvicra nuk është më “top 10” për barazinë gjinore

Zvicra nuk është më në top 10-shen e vendeve në botë sa i përket barazisë gjinore.

Sipas Forumit Ekonomik Botëror WEF, Zvicra ka rrëshqitur dy vende më poshtë dhe tani është në vendin e 11-të.

Janë vendet skandinave që kryesojnë listën kur është në pyetje barazia ndërmjet burrave dhe grave në vend.

Barazia ndërmjet grave dhe burrave është zbatuar më së miri në Islandë. Por, edhe Belgjika dhe Irlanda janë para Zvicrës, edhe Nikaragua, Ruanda dhe Filipinet.

Mundësitë e grave në shëndetësi, arsim, si dhe kushtet ekonomike dhe politike janë vlerësuar në 142 shtete të botës.