Shkurt.ch

Zvicra po plaket

Nëse më 1970 mbi 70 për qind e vdekjeve ishin të moshës 80-vjeçare, më 2012 ishin vetëm rreth 40 për qind e tyre

Më 2012 kanë vdekur rreth 64 mijë njerëz në Zvicër, shumica prej tyre mbi moshën 80-vjeçare. Sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe aksidentet janë shkaktarët kryesorë për vdekjen e tyre.

Nëse më 1970 mbi 70 për qind e vdekjeve ishin të moshës 80-vjeçare, më 2012 ishin vetëm rreth 40 për qind e tyre. Sipas statistikave të vdekshmërisë, më 2012 mosha mesatare e vdekjes ishte 75.4 vjet për meshkujt dhe 81.6 vjet për gratë.

Probabiliteti për të vdekur në moshë të re është  i ulët. Për foshnjat Zyra Statistikore Federale (FSO) ka vlerësuar shkallën e vdekshmërisë 34 vdekje për 10 mijë lindje. Fëmijët e moshës 2-17 vjeçare kanë një rrezik prej më pak se 1 vdekje në 10 mijë.

Më 2012  kanë qenë 3 për qind e vdekjeve nën 45 vjet, 12 për qind mes 45 dhe 65 vjeç, 42 për qind nga 65 deri  84 vjeç dhe 43 për qind 85 e më të vjetër.