Kalendari

“Si t`i tejkalojmë pengesat e integrimit të të huajve?”

Mes frikës, ideve të paragatuara si dhe “mendimit” të mirë pak a shumë zyrtar, shpeshherë është vështirë të zhvillohet një debat i sinqertë

Integrimi i komuniteteve të ndryshme në Zvicër përbën një debat që përsëritet dhe për të cilin nuk ekziston konsensus. Mes frikës, ideve të paragatuara si dhe “mendimit” të mirë pak a shumë zyrtar, shpeshherë është vështirë të zhvillohet një debat i sinqertë, kur bëhet fjalë për një temë esenciale, sikurse për komunitetet e huaja në Zvicër ashtu dhe për vetë Zvicrën.

Pra kështu, debati shpejtë bllokohet, mes avokimit artificial të një vëllazërie, të ofruar nga partitë e majta dhe një vetëmbylljeje nganjëherë joracionale nga e djathta. Në të njëjtën kohë, krijohet përshtypja se komunitetet e huaja nuk arrijnë të kuptohen: klishetë i verbërojnë të gjithë…Vallë, a nuk është e mundur të ketë një rrugë të mesme? Nga ana e partive të djathta, shpeshherë besohet se i huaji që ka ardhur në Zvicër është patjetër i majtë. A është kjo e sigurt?

Pjesëmarrës:
Bashkim Iseni, politolog dhe drejtor i Albinfo.ch
Ali Sylejmani, animator social dhe anëtar i PS të qytetit të Biel-Bienne
Mathieu Blanc, deputet kantonal dhe nënkryetar i Partisë liberale-radikale të kantonit Vaud