E-Diaspora

Gjergjaj do t`i sjellë Zvicrës titullin e munguar për një shekull

Gjergjaj do të jetë i pari boksier me licencë zvicerane në historinë njëqindvjeçare të boksit zviceran që do të garojë për një titull kampioni evropian

Boksieri shqiptarozviceran nga Pratteln-i i kantonit Baselland, Arnold Gjergjaj “Cobra” do të shkruajë historinë e boksit zviceran. Kjo do të ndodhë më 4 tetor të këtij viti kur ai në sallën St.Jakobshalle të Bazelit do të kryqëzojë dorezat me boshnjakun Adnan Redzovic për titullin e Kampionit Evropian.

E veçanta dhe historikja në këtë eveniment qëndron në faktin se Gjergjaj do të jetë i pari boksier me licencë zvicerane në historinë njëqindvjeçare të boksit zviceran që do të garojë për një titull kampioni evropian.   

Si “Cobra” ashtu dhe Redzovic deri më tash janë treguar të pamposhtur, gjegjësisht kanë fituar të gjitha meqet me fitore. Për Arnold Gjergjajn 4 tetori do të jetë shansi i artë për të materializuar përpjekjet disavjeçare të tij.

Lufta zgjat 12 runda.