E-Diaspora

Shaqiri përfundimisht në Inter

Xherdan Shaqiri ka vendosur përfundimisht ta braktisë Bayern Munich për Inter Milan në Itali

Spekulimet kanë marrë fund. Mesfushori shqiptaro-zvicerane kalon nga kampion gjerman në bundesligë në Serie A të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se Interi  dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për transferimin e yllit kosovar në Giuseppe Meazza.

Rreth 15 milionë euro kushton ky transferim i Shaqirit.

Pas Lukas Podolski  për ekipin e Roberto Mancinit është angazhimi i dytë brenda një kohe më të shkurtër të mundshme.

Nuk ishtë vetëm Inter, që dëshironte shërbimet e kosovarit. Shaqirin e ka vënë prioritet edhe Liverpool dhe Everton dhe Juventus.