E-Diaspora

Tages Anzeiger: “UEFA shpërblen Beogradin për ndeshjen skandaloze”

"...duhet të kihet mirëkuptim për shqiptarët. Ata sapo ishin kërcënuar me vdekje nga shikuesit, ndëra ishin rrahur nga huliganët dhe nga forcat e sigurimit të stadiumit"

“Ky është një vendim vështirë i kuptueshëm dhe është vështirë të përpihet. (…) Si është e mundur që instancës më të lartë të futbollit në Europë t’i shkojë mendja që Federatën Serbe të Futbollit ta shpërblejë me fitore 3:0 për ndeshjen skandaloze kundër Shqipërisë, për turpin e Beogradit? (…)

Komisioni disiplinor i UEFA-s ka mundur ta përjashtojë kombëtaren serbe për pjesën e mbetur të kualifikimeve për Kampionatin Europian, baza për këtë ka ekzistuar edhe për shkak të incidenteve para katër vitesh (ndeshja e ndërprerë mes Italisë dhe Serbisë, v.j.) Por, UEFA vendosi kundër kësaj dhe u tregua e mëshirshme. Kështu u humb shansi që të dërgohet një sinjal. Vendimi e tregon rolin që UEFA e merr në këtë skandal dhe që e ka marrë që nga fillimi. Sjellja e saj është nga A deri në Zh problematike… duhet të kihet mirëkuptim për shqiptarët. Ata sapo ishin kërcënuar me vdekje nga shikuesit, ndëra ishin rrahur nga huliganët dhe nga forcat e orientuara keq të sigurimit të stadiumit”, thuhet në komentin e gazetës „Tages Anzeiger“ për vendimin e UEFA-s pas ndeshjes në Beograd.