Tematike

Studentët që shërbejnë si “minj eksperimentesh”

Tepër joshës është fitimi nga testimet, që këta studentë të lodhin kokën për pasojat e mundshme shëndetësore të këtyre eksperimenteve

Janë të shëndetshëm, të rinj dhe kanë nevojë për para. Një mundësi e mirë për të fituar paratë që u nevojiten, studentëve nga Italia u ofrohet nga klinikat dhe institutet shëndetësore të Zvcrës, të cilt për të testuar medikamente e tyre të reja përdorin këta studentë si “Minj eksperimentesh”. Kjo mundësi ndërkaq për dikë është mjaft problematike nga aspekti i etikës…
Tepër joshës është fitimi që këta studentë të lodhin kokën për pasojat e mundshme shëndetësore të këtyre eksperimenteve. Fjala është për rreh 1500 franga shpërblim në një javë që është sa një pagë e mirë mujore në Itali (rreth 1200 euro). 

“E bëj këtë thjesht për para”, thotë në një gazetë studentësh të Milanos një student që prezantohet si Alfredo. Ai sigurisht nuk është i vetmi sundet që ka zbuluar këtë burim të ardhurash. Alfredo thotë se i njeh së paku edhe pesë vetëm nga fakulteti i tij.

Mbi 400 probantë kanë ofruar gjatë vitit të kaluar trupin e tyre për testiime mjekësore në klinikat e Tesinës, në afërsi të kufirit me Italinë.  “15 për qind të tyre janë nga Tesina dhe pjesa italishtfolëse e Graubündenit  ndërsa 85% të tjerë vijnë nga Italia e Veriut”, thote Giovan Maria Zanini, farmacist kantonal dhe kryetar i komisionit për etikë i kantonit të Tesinës.

Por, ka thënë ai, është vendosur një kusht që probandët që lejohen, duhet të jenë me banim jo ë larg radiusi prej 50 kilometrash nga klinika përkatëse. Ky kusht ka rëndësi për faktin që në rast se ndonjërit prej tyre i paraqiten probleme të papritura shëndetësore, mjeku është afër për të ndërhyrë me shpejtësi.

Sipas Zaninit, pagesat që bëhen, në varësi nga zgjatja e studimit silen në mes 500 dhe 3000 franga. Por pagesa varet “nga tregu” dhe prandaj janë të përafërta në nivel ndërkombëtar.
Një arsye përse këto testime në Zvicër bëhen më shumë se në Itali, Zanini përmend barrierat burokratike që mbretërojnë në Itali. Për këtë arse sipas tij shumë firma italiane (spitale, institute universitare) i vendosin selitë e tyre në Tesinë.
Për të pamundësuar që probandët e huaj të “profesionalizohen” në testime barnash, kantoni i Tesinës nga viti 2000 mban një të ashtuquajtur regjistër probandësh. Nga ai vit një proband brenda një viti ka të drejtë të marrë pjesë maksimalisht në tri studime, shkruan Landbote.ch. Në këtë drejtim kantoni i Tesinës qëndron më mirë se kantonet tjera. Askund tjetër nuk mbahet një regjistër i ngjashëm.
Nëse duam të pengojmë në mënyrë efektive që të huaj ose zviceranë të marrin pjesë në të njëjtën kohë në testime të ndryshme, nevojitet një regjistër në nivel ndërkombëtar ose të paktën në nivel të Zvicrës thotë ish parlamentari nga FDP në Kantonin e Bazelit Rolf Stürm, i cili me profesion është mjek. Ai thotë se mosekzistimi i regjistrit të tillë shtn rrezikun që pjesëmarrësit në testime të falsifikojnë edhe të dhënat për efektin e barnave të testuara mbi ta. Stürm kishte kërkuar nga qeveria e vendit që të ndërmerrte diçka në këtë drejtim, por kishte marrë përgjigjen se investimi ishte tepër i madh  dhe nuk garantonte mbrojtje nga manipulimet kështu që nuk ia vlente. Fundja, vetëm Franca ka një regjistër të tillë, thuhej në përgjigjen nga qeveria.