Sport

SRF raporton për ndeshjen Skënderbeu-Partizani i Beogradit

SRF raporton se dy ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë mysafirë, për shkak të tensioneve që mund të ketë

Ndeshja ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit ka zënë vend në mediat ndërkombëtare. Shumë media ndërkombëtare kanë shkruar për këtë ndeshje, pasi do të ballafaqohen një skuadër shqiptare dhe një serbe, shkruan albinfo.ch.

SRF raporton se dy ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë mysafirë, për shkak të tensioneve që mund të ketë, përcjell albinfo.ch.

“Nuk do të ketë tifozë të Partizanit të enjten në ndeshjen që do të zhvillohet në Elbasan, 80 kilometra larg nga Korça, nga është Skënderbeu. Gjithashtu edhe në ndeshjen e kthimit në Beograd pas dy javësh nuk do të ketë tifozë mysafirë”, thotë SRF.

Duelet shqiptaro-serbe në futboll janë një çështje delikate për shkak të situatë politike. Në vitin 2014, ndeshja kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, eskaloi kur një dron u shfaq me mbi stadium, flamur ku ndodhej harta e Shqipërisë Etnike.

Për shkak të trazirave ndeshja u anulua. Edhe shumë media ndërkombëtare kanë shkruar për këtë ndeshje që zhvillohet sonte nga ora 21:05, në kuadër të grupeve në Ligën e Evropës.