Sport

St. Gallen mund t’i bashkojë vëllezërit Ajeti

Skuadra zvicerane St. Gallen dëshiron ta mbajë me çdo kusht Albian Ajetin, derisa po e kërkon edhe vëllain e tij, Adonisin, i cili luan në Wil

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti po shkëlqen për skuadrën zvicerane St. Gallen dhe skuadra zvicerane dëshiron ta mbajë me çdo kusht. Ai është i huazuar deri në verë nga Augsburg, shkruan ‘Blick’.

 

Ajeti ka kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2020, por mund të qëndrojë në Zvicër te St. Gallen, përcjell albinfo.ch.

 

Për të bindur Albianin, është edhe një aset tjetër dhe ai është vëllai i tij, Adonisi, i cili luan në Wil dhe mund të transferohet në St. Gallen.

 

Pikërisht skuadra zvicerane mund t’i bashkojë vëllezërit Ajeti dhe kjo mund të jetë arsyeja që Albiani të vazhdojë të qëndrojë në St. Gallen.