Shkurt.ch

Stamboll/Cyrih: Thirri ‘Allahu Ekber’, pasagjeri rrihet për spital

Këtë të enjte një rast i paprecedentë ka ndodhur në aeroplanin e Turkish Airlinies e fluturimit Stamboll Cyrih. Një djalë 29 vjeçar, i cili fluturonte sëbashku me vëllain dhe nënën e tij, në momentin kur hapi jogurtin bërtiti “Allahu Ekber”. Menjëherë ndaj tij kanë reaguar pasagjerët, të cilët e kanë sulmuar dhunshëm, shkruan 20min.ch.

Policia kantoniale e Cyrihut e ka konfirmuar ngjarjen. 29 vjeçari nuk është arrestuar, pasi është dërguar në spital nga lëndimet. Policia nuk mund të vërtetojë nëse pasagjeri vërtet ka bërtitur “Allahu Ekber”.