Futboll

Statistikat e jashtëzakonshme të Xhakës

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka shënoi një prej tre golave të Arsenalit në ndeshjen kundër Milanit. Gol i cili erdhi nga një distancë prej 20-25 metrave.

Statistikat e paraqitjes së Xhakës në këtë takim, ishin të jashtëzakonshme, përcjell albinfo.ch.

Ai u paraqit nga fillimi në këtë ndeshje, ashtu si në takimet tjera, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Arsenalit.

Ai kishte 87 topa të prekur, derisa 73 nga 77 pasimet ishin të sakta, kurse fitoi edhe tre duele.

Statistikat e Xhakës

87 prekje të topit

73/77 pasime të kompletuar (94.6%)

4/4 pasime të gjata të kompletuar (100%)

1 rast të krijuar

3 duele të fituara

3 pastrime të topit brenda zonës së rreptësisë

2 bllokime të gjuajtjeve të kundërshtarëve

3 ndërprerje të sulmeve

2 topa të vjedhur.