Maqedonia

Stoilkovski: S’ka dyshim se Maqedonia do të votojë për Kosovën në Interpol

Ai ka vlerësuar se kjo votë sërish do të keqësojë e do të ngre tensione në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit e Shkupit

Deputeti në Kuvendin e Maqedonisë dhe kryetar i Partisë Demokratike të serbëve, Ivan Stoilkovski, ka thënë se ky vend do të votoj për pranimin e Kosovës në Interpol.

Ai i ka thënë gazetës serbe “Vecernje novosti”  se “nuk ka dyshim se Maqedonia do të votojë për anëtarësim e Kosovës”.

Stoilkovski ka vlerësuar se kjo votë sërish do të keqësojë e do të ngre tensione në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit e Shkupit.