Maqedonia

Stoltenberg me porosi të qarta për Maqedoninë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve, ANA se, nëse Maqedonia zgjidh çështjen e emrit, atëherë NATO-ja do ta ftojë për anëtarësim.

“Përshëndes mbështetjen e madhe politike për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë dhe nëse kjo çështje zgjidhet, atëherë NATO-ja do ta ftojë Maqedoninë që të bëhet anëtare e saj. Por, unë përgëzoj edhe komunikimin e drejtpërdrejtë mes qeverisë greke dhe asaj turke dhe shpresoj se mosmarrëveshjet do të zgjidhen në kuadër të dialogut dhe bashkëpunimit”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.