Sport

Strakosha kundër teknologjisë në futboll

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, është ankuar në sistemin e teknologjisë, VAR.

Sipas portierit shqiptar, teknologjia e kamerës “po e merr emocionin e futbollit”.

“Kur ju shënoni nuk festoni, pritni të jetë gol i vlefshëm. Nëse ju jepet një penalti, ju prisni. Futbolli ishte i mirë për incidentet e tij, nëse ishin vendime të sakta apo jo”, ka thënë Strakosha, transmeton Albinfo.ch.

Strakosha së fundmi arriti paraqitjen e 50-të për klubin romak.