Bota

Streha e më shumë se 300 maceve

Në moshën 58-vjeçare, Chris Arsenault jeton me 300 mace, duke u dhënë atyre jetën e luksit, me shtretër  që varen dhe pula të pjekura në darkë. 

Chris vendosi të hapë shtëpinë e tij për macet për t’u përballur me pikëllimin e humbjes së djalit të tij, i cili vdiq në moshën 24-vjeçare në një aksident me motor në Long Island, Cross Island Parkway. Pak muaj pas vdekjes së Ericut, Chris zbuloi disa kotele të sëmura në anën e një pike hekurudhore, ndërsa punonte si drejtues i trenit. “Rreth tridhjetë kotele të vogla ishin të sëmura”, thotë Chris, përcjell albinfo.ch.

 “Unë e dija që nëse do t’i lija aty, do të ngordhnin, kështu që i solla në shtëpi. Unë jam një adhurues i vërtetë i kafshëve. Kur isha fëmijë, kisha lepuj dhe qen”, tha ai. Pasi u kujdes për macet, Chris  kuptoi se kishte më shumë për të dhënë.

Ai u kontaktua me organizatat bamirëse lokale dhe strehëzat për të gjetur më shumë mace që kishin nevojë për ndihmë, dhe mori gjithnjë e më shumë kotele, duke sjellë përfundimisht 300 mace në shtëpinë e tij. Në vitin 2016 strehimi i kushtoi atij 101,000 dollarë, duke përfshirë 80,000  dollarë për ushqim dhe shërbime dhe 21,000  dollarë për mjekësi dhe kujdesin veterinar.