Kosova

Studentë nga Vjena dhe Venecia vizitojnë Prishtinë

Sot Kuvendin Komunal të Prishtinës e kanë vizituar shumë studentë nga Vjena dhe Venecia.

Studentët janë pritur nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili u shpjegoi për kompetencat që ka Komuna në përmirësimin e jetës së qytetarëve, si dhe për ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në qeverisjen e Prishtinës që nga dhjetori 2013, përcjell albinfo.ch.

Përveç temave si arsimi, shëndetësia, mirëqenia sociale, urbanizmi, mbrojtja e mjedisit, trashëgimia kulturore, e të ngjashme, studentët ishin të interesuar të dinin më shumë edhe për zhvillimet qendrore politike si dhe mënyrën e ecjes së shtetit të Kosovës nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.

Ahmeti i falënderoi për vizitën dhe iu sugjeroi që të lëvizin sa më shumë nëpër Prishtinë, ashtu që t’i shohin nga afër të mirat dhe problemet e kryeqytetit të Kosovës.