Bota

Studentët kërkojnë zbatimin e rrept të ligjeve të trafikut në Bangladesh

Një djalë dhe një vajzë të cilët u goditën nga një autobus dhe vdiqën, bënë që stucdentët në Bangladesh të protestojnë për zbatimin më të rreptë të ligjeve të trafikut.

Disa studentë janë plagosur pas përpleshjeve në Bangladesh.

Në ditën e shtatë të një proteste e cila është paraparë për rininë dhe lidhje me sigurinë rrugore, rreth 25 studentë janë plagosur, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.

Po ashtu është raportuar se, në kryeqytetin Dhaka, shumë fëmijë e studentë me uniforma kan kërkuar ndalimin e trafikut dhe kontrollin e automjeteve dhe shoferëve.

Kjo protestë erdhi pasi një djalë dhe një vajzë u vranë nga një autobus që lëvizte me shpejtësi të dielën e kaluar

Protestuesit duan një përmirësim të sigurisë rrugore

Policia gjatë protestës së sotme ka përdorur edhe gaz lotësjellës deri sa po përpiqej të kontrollonte turmat.

Duke kënduar “Ne duam drejtësi”, studentët po kërkojnë zbatimin më të rreptë të ligjeve të trafikut dhe kanë bllokuar kryqëzimet kryesore në kryeqytet.