Kosova

Studentët protesta para rektoratit të UP-së

Studentët kanë protestuar sërish sot para Rektoratit të UP-së por kësaj radhe ata kanë kërkuar të informohen pse po ndodh vonesa në ndërtimin e objektit të ri të fakultetit të Bujqësisë.

Studentet nga organizata Studentore “Reforma” kanë shprehur pakënaqësinë lidhur me ndërprerjen e punimeve.

Kryetari i kësaj organizatës, Leotrim Asllani, ka thënë se është e pa kuptimtë që ende nuk kanë përfunduar punimet që kanë nisur në vitin 2013.

“Ne kërkojmë nga MAShT-i që të na tregojnë më hollësisht se kur do të përfundojë ndërtimi i objektit dhe a janë mundësitë që objekti të fillojë punimet në fillim të muajit tetor kur fillon viti e ri akademik”, ka thënë Asllani.