Tematike

Studim: Si ndihen të huajt në Zvicër?

Ky studim u realizua nga hulumtuesit e Universitetit të Neuchâtelit dhe të Gjenevës. Ata kanë pyetur afro 6.000 emigrantë nga e gjithë Zvicra, se si ndihen në vendin tonë?


Një hulumtim i gjerë tregon se portugezët janë më të përmalluar për vendin e tyre, ndërsa francezët shumë pak. Albinfo.ch ju sjell një përmbledhje të rezultateve të këtij studimi që do të publikohet më 2018, të cilin e ka raportuar gazeta “Blick”.

Edhe pse një e treta e të huajve në Zvicër thonë se kanë qenë të diskriminuar, shumë pak prej tyre thonë se nuk do të donin të jetojnë në Zvicër, tregojnë rezultatet e para të një sondazhi të gjerë të kryer nga Poli nacional për hulumtim mbi migracionin. Ky studim me titull “Në lëvizje” do të botojë rezultatet vitin e ardhshëm, por gazeta gjermanofolëse “Blick” tashmë i ka marrë të dhënat.

Ky studim u realizua nga hulumtuesit e Universitetit të Neuchâtelit dhe të Gjenevës. Ata kanë pyetur afro 6.000 emigrantë nga e gjithë Zvicra, se si ndihen në vendin tonë? Verdikti: 90% thonë se janë deri diku të kënaqur ose shumë të kënaqur me ardhjen e tyre këtu. Shumica e austriakëve janë të kënaqur, gjysma thonë se janë të lumtur me fatin e tyre.


“Ne jemi habitur me nivelin e lartë të kënaqësisë së emigrantëve”, komentoi profesori Wanner, drejtor i Institutit për Demografi dhe Socio-ekonomi në Universitetin e Gjenevës. Në të vërtetë, 70% kanë asociuar emigracionin e tyre në Zvicër me përmirësimin e gjendjes së tyre të punësimit. Vetëm 12% mendonin se ishte më mirë më parë.

Vetmia dhe malli për atdhe

Shumë emigrantë thonë se megjithatë kanë probleme në shtëpi. Veçanërisht në aspektin e gjuhës. Gjithashtu shumë thonë se ata vuajnë nga vetmia. Një ndjenjë që ndikon në 10% të të huajve. Një në 10 pranon gjithashtu se ka vuajtur nga malli për atdhe pas mbërritjes së tij në Zvicër, sidomos personat e Portugalisë. Ata që vuajnë më së paku janë francezët, përpara gjermanëve dhe austriakëve.


Francezët ndihen më të shqetësuar me atë që ndodh në Zvicër, edhe më shumë se çfarë ndodh në Francë, vë në pah studimi. Në anën tjetër, portugezët janë më pak të bashkangjitur në jetën zvicerane, të ndjekur nga austriakët dhe spanjollët. Gjithashtu, ata që ndihen më së paku të lidhur me përditshmërinë e Zvicrës janë emigrantët nga Evropa Jugore, të cilët janë të interesuar më së paku për politikën federale apo kantonale.


Kjo ndjenjë e integrimit duket se varet nga shumë arsye, për të cilat të huajt kanë ardhur në Zvicër, thekson udhëheqësi i studimit, Philippe Wanner. Nëse migrimi shihet si një mundësi, për shembull, për shkak të një sfide profesionale, personi do të ndihet shumë i lidhur me Zvicrën. Ky fenomen shpjegon pse francezët, shpesh të pakënaqur me situatën e tyre në Francë, ndihen më shumë të kënaqur se të tjerët në Zvicër. Dhe, pse portugezët, të cilët migrojnë nga nevoja, ndihen të “mërzitur” në Zvicër.

Arsyet profesionale, jo për të gjithë

Për më tepër, emigracioni në Zvicër është i motivuar kryesisht nga arsyet profesionale, sipas rezultateve paraprake të studimit. Kur të huajt u pyetën në lidhje me motivet e tyre, pothuajse dy të tretat (62%) kanë përmendur arsyet profesionale.


Shkencëtarët, megjithatë, thonë se ka shkaqe të ndryshme sipas vendit të prejardhjes: ndërkohë që kjo përqindje e tejkalon 65% të qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendet fqinje të Zvicrës, ajo është më e ulët se 60% për spanjollët, portugezët, të huajt e Amerikës Latine. Në të kundërtën, 65% e emigrantëve të Afrikës së Jugut kanë pohuar se kanë migruar për arsye familjare.