Shkurt.ch

Stuhi të rrepta kanë prekur kantonet e Fribourgut dhe Bernës

Në kantonin e Friburgut rreth 60 procedura janë kryer që nga ora 16:00. Asnjë i lënduar nuk është raportuar, ka bërë të ditur policia kantonale në një deklaratë

Stuhi të rrepta kanë shpërthyer vonë të premten pasdite në Zvicër. Kantonet e Fribourgut dhe Bernës, në veçanti, kanë qenë të prekura nga shiu i madh dhe nga breshri.

Në kantonin e Friburgut rreth 60 procedura janë kryer që nga ora 16:00. Asnjë i lënduar nuk është raportuar, ka bërë të ditur policia kantonale në një deklaratë.

Në total, gjashtëmbëdhjetë zjarrfikës janë angazhuar në rrethet e Sarinës dhe të Singines, kryesisht për përmbytje të bodrumeve dhe garazheve.

Në Bosingen ndërhyrjet janë bërë për një prerje të linjës së energjisë. Ndërsa disa rrugë janë mbyllur përkohësisht për shkak të pemëve të rëna, pa pasoja të mëdha.

Në kantonin e Bernës policia ka marrë jo më pak se 80 thirrje, thekson zëdhënësja Jolanda Egger. Rajoni i Konolfingen është prekur në veçanti me breshër. Në Oberwil në Simmental një lumë ka dalë nga shtrati i tij gjithashtu.

Linja hekurudhore Bern-Kerzers (FR) është ndërprerë për disa orë mes Rosshäusern dhe Gümmenen, në komunën e Mühleberg (BE). Sipas vëzhgimeve të Meteonews, afro 44 litra ujë për metër katror kanë rënë për një gjysmë ore pikërisht në këtë sektor.