Bota

Stuhia më e fuqishme në Gjermani në dekadën e fundit: 8 të vdekur e 500 milionë euro dëme

Sipas autoriteteve, kjo ka qenë stuhia më e fuqishme që ka goditur Gjermaninë në 11 vjetët e fundit

Erërat e fuqishme kanë përfshirë Gjermaninë kanë lënë disa të vdekur dhe shumë dëme materiale.

Sipas autoriteteve në Gjermani, stuhia e fundit, ka lënë së paku tetë persona të vdekur, përcjell albinfo.ch.

Stuhia “Friederike”, ka qenë shumë e fuqishme, me erëra prej 130 kilometra në orë.

Gjithnjë sipas mediave vendore, dëmet deri më tani kapin vlerën prej 500 milionë euro.

Disa linja hekurudhore ishin bllokuar, e disa vazhdojnë ende të jenë të bllokuara.

Sipas autoriteteve, kjo ka qenë stuhia më e fuqishme që ka goditur Gjermaninë në 11 vjetët e fundit.