Shkurt.ch

Stuhia pengon aterrimin e aeroplanit zviceran në Nizza

Fluturakja e kompanisë Easyjet që po udhëtonte nga Bazeli drejt Nizza-s është detyruar të kthehej dhe të aterronte në Torino të Italisë, njofton flightradar24.com

Një erë e fuqishme që ka fryrë pasditen e hershme të të enjtes (sot) e ka bërë të pamundur aterrimin në Nizza (Francë) të aeroplanit të linjës Basel-Nizza. Kështu fluturakja e kompanisë Easyjet është detyruar të kthehej dhe të aterronte në Torino të Italisë, njofton flightradar24.com.

Ndërsa 20minuten.ch ka kontaktuar disa pasagjerë të aeroplanit në fjalë, transmeton albinfo.ch. “Ne ndodheshim ende mbi hapësirën detare por relativisht poshtë. Papritur piloti ka bërë një kthesë mbrapsht. Unë prita se ai do të bënte një rreth por ai nuk u kthye më”, thotë njëra nga pasagjeret.

Më vonë u mor vesh se aeroplani po e devijonte destinimin gjegjësisht po aterronte në Torino, Itali, përcjell albinfo.ch. Nga ekipazhi kanë njoftuar se do të provohej edhe një aterrim në Nizza, pasi që ndalesa në Torino do të zgjaste vetëm rreth 45 minuta.