Fun

Suedezët në metro, pa pantallona

Njerëz pa pantallona apo funde u shfaqen gjatë fundjavës në metrot e Stokholmit, si pjesë e aksionit ndërkombëtar “No Pants Subway Ride”, i cili filloi në New York në vitin 2002 dhe pastaj u përhap në gjithë botën.

Temperaturat ishin të ulëta -6 gradë Celsius në kryeqytetin e Suedisë të dielën pasdite, por kjo nuk i ka penguar entuziastët për të hequr pantallonat e tyre dhe fundet për të hipur në metro vetëm me rroba të brendshme.

Të gjithë ata që morën pjesë në këtë ngjarje u shpërblyen më pas me një pije në bare në afërsi të stacionit Fridhemsplan.

Që nga fillimi i këtij aksioni në Nju-Jork, në vitin 2002, është përhapur në 60 vende në botë. Në Stokholm ka filluar aksioni në fjalë në vitin 2009, edhe pse moti në janar është gjithmonë ftohtë.