Bota

Sulm me armë zjarri në Nju Xhersi, vritet njëri sulmues

Një person ka vdekur ndërsa 20 të tjerë janë lënduar në një sulm me armë zjarri në një festival arti në Nju Xhersi gjatë ditës së sotme.

Një nga të dyshuarit e sulmit, është vrarë ndërsa një i dyshuar tjetër është në mbajtje kanë njoftuar mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch.

Sipas autoriteteve amerikane rreth 1 mijë persona ishin present gjatë sulmit.

Sipas mediave amerikane, nga sulmi me armë, katër persona nga 20 të lënduarit janë në gjendje të rëndë.

Sulmi me armë zjarri ka ndodhur orëve të para të mëngjesit të sotëm, shkruan Albinfo.ch.

Një sulm me armë zjarri la të vdekur një person dhe 20 të tjerë të lënduar në një festival të artit në Nju Xhersi, të dielën.