Bota
Sulm terrorist në plazhin tunizian: Së paku 27 të vdekur
Në një sulm terrorist që ka ndodhur sot në dy hotele në plazhet e qytetit Sousse të Tunizisë kanë humbur jetën së paku 27 persona. Në mesin e tyre janë edhe një numër ende i panjohur i pushuesve. Ministria e Punëve të Brendshme e Tunizisë i ka quajtur terroristë të armatosur personat që kanë kryer këtë sulm.
Sipas ministrisë, është kryer një shkëmbim zjarri në mes të sulmuesve dhe personelit të sigurimit të hoteleve të sulmuar. Me këtë rast është vrarë njëri nga sulmuesit.
Cak i sulmit duket të ketë qenë hoteli “Imperial Marhaba”. Qyteti Sousse është një ndër caqet më të lakmuara për turistët evropianë dhe të tjerë në Tunizi, njoftojnë agjencitë botërore të lajmeve.
Autoritetet tuniziane patën shpallur shkallën të të lartë të alarmit qysh në muajin mars, kur kishte ndodhur sulmi i islamistëve në muzeun Bardo në Tunis. Me atë rast patën gjetur vdekjen së paku 20 veta.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor