Bota

Sulme të armatosura në një qendër tregtare, dyshohet për të vrarë

Sipas disa njoftimeve, zona përreth qendrës tregtare Olympia është rrethuar nga policia, por detajet për incidentin janë të paqarta. Disa njerëz janë vrarë, tha gazeta Sueddeutsche Zeitung duke cituar policinë

Paralajmërimet se terrori mund të shfaqet edhe në Gjermani, duket se po bëhen realitet i hidhur. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një qendër tregtare të Mynihut, ndërsa një operacion i madh i policisë është në zhvillim e sipër, njofton radio Evropa e Lirë.

Sipas disa njoftimeve, zona përreth qendrës tregtare Olympia është rrethuar nga policia, por detajet për incidentin janë të paqarta.

Disa njerëz janë vrarë, tha gazeta Sueddeutsche Zeitung duke cituar policinë.

Një zëdhënëse e policisë tha se nga të shtënat “kanë mbetur të plagosur dhe ndoshta të vdekur”, por nuk dha ndonjë hollësi.

Autoritetet policore u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Forcat e sigurisë në Gjermani kanë qenë në gjendje gatishmërie prejse një migrant ka therur me thikë pesë veta të hënën, në një tren në rajonin e Bavarisë.

Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik nga sulme të tjera.