Kosova

Sulmohet fizikisht gazetari Vehbi Kajtazi

Sipas dëshmitarëve, atij i është afruar një person i cili e ka goditur në fytyrë gazetarin, duke e përgjakur

Mediet në Prishtinë njoftojnë se është sulmuar fizikisht sot, në qendër të Prishtinës Vehbi Kajtazi, gazetar dhe kryeredaktor i portalit të njohur për gazetari hulumtuese, “Insajderi”.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në një nga lokalet në Prishtinë ku po qëndronte gazetari Kajtazi, raporton Gazeta Express.

Sipas dëshmitarëve, atij i është afruar një person i cili e ka goditur në fytyrë gazetarin, duke e përgjakur.