Bota

Sulmon me thikë disa qytetarë, dyshohet për akt terrorist

Siç bën të ditur policia finlandeze, ajo ka qëlluar mbi sulmuesin dhe pastaj e ka arrestuar atë

Një person ka sulmuar me thikë një numër njerëzish në qytetin jugperëndimor të Finlandës, Turku. Siç bën të ditur policia finlandeze, ajo ka qëlluar mbi sulmuesin dhe pastaj e ka arrestuar atë. Aktualisht nuk jepen informacione më të hollësishme lidhur me sulmin.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se në orën 18 do të mbajë një konferencë për mediat, ku do të jepen edhe detaje tjera. Në konferencë do të marrë pjesë edhe ministrja e brendshme e vendit, Paula Risikko .

Policia u ka rekomanduar qytetarëve që për sigurinë e tyre, të evitojnë sheshin kryesor të qytetit.