Sport

Super Berisha mposhti Hysajn

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka zhvilluar njërën nga ndeshjet më të mira në karrierën, duke bërë 2-3 pritje vendimtare dhe duke mbajtur portën e paprekur përkundër shumë raste të vendasve

Në duelin e zhvilluar ndërmjet shqiptarëve, fitues ka dalë Etrit Berisha, që me Atalantën ka mundur Napolin e Elseid Hysaj, shkruan albinfo.ch.

 

Atalanta fitoi 2:0 në udhëtim, duke arritur njërën nga fitoret më të mëdha këtë edicion dhe tashmë ka vetëm tri pikë nga Napoli dhe nga zona e Ligës së Kampionëve, që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për skuadrën zikaltër.
Madje, Atalanta në pjesën e dytë luajti me një lojtar më pak, por kjo nuk e pengoi të shënojë golin e dytë.

 

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka zhvilluar njërën nga ndeshjet më të mira në karrierën, duke bërë 2-3 pritje vendimtare dhe duke mbajtur portën e paprekur përkundër shumë raste të vendasve.

 

Në anën tjetër, Elseid Hysaj nuk ka pasur një ndeshje të mirë, duke u ndëshkuar me karton të verdhë dhe duke lënë fushën i vërshëllyer nga tifozët vendas.