Sport

Super gol nga Granit Xhaka kundër Manchester United

Xhaka ka shënuar nga rreth 30 metra me një gjuajtje të fuqishme, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 1:0

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka realizuar një gol fantastik për Arsenal në derbin ndaj Manchester United, shkruan albinfo.ch.

Xhaka ka shënuar nga rreth 30 metra me një gjuajtje të fuqishme, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 1:0, derisa në fund fitoi 2:0, duke argëtuar tri pikë shumë të vlefshme për një vend në Ligën e Kampionëve.

Tashmë Xhaka është shndërruar në njërin nga lojtarët kyç të skuadrës së Arsenalit, që gjatë verës pagoi 45 milionë euro për mesfushorin shqiptar.