Sport

Super gol nga Rashica, ëndërron Evropën

Milot Rashica ka shënuar një super gol për skuadrën e tij, Vitesse. Ky gol dëshmon që ai është në formë dhe i gatshëm për ndeshjen e Kosovës kundër Islandës më 24 mars

 

Mesfushori shqiptar, Milot Rashica po vazhdon me gola për skuadrën e tij holandeze, Vitesse, shkruan albinfo.ch.

Skuadra e tij fitoi në udhëtim me rezultat 3:1. Rashica ishte pikërisht ai që shënoi golin e tretë për ekipin e tij në këtë sfidë, duke mbyllur praktikisht ndeshjen në minutën e 80-të të saj, përballë një ekipi shumë luftarak që po kërkonte me çdo kusht pikë meqë aktualisht gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Mesfushori nga Vushtrria shënoi një super gol, duke dëshmuar cilësitë e mëdha që i ka. Ky gol dëshmon që ai është në formë dhe i gatshëm për ndeshjen e Kosovës kundër Islandës më 24 mars.

Në radhët e Eagles është transferuar në janar edhe mbrojtësi nga Kosova, Lum Rexhepi, por ai ka ndjekur gjithë ndeshjen nga stoli i rezervave.

Fitorja ngjiti Vitessen në vendin e shtatë në klasifikim, i cili për momentin garanton pjesëmarrjen në “play-off” që siguron një vend në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.

http://www.dailymotion.com/video/x5d9w0b_amazing-goal-milot-rashica-0-3-g-a-eagles-vs-vitesse_sport