Futboll

Super goli i Donis Avdijajt

Golin e vetëm e shënoi Avdijaj në minutën e 37-të të ndeshjes

Sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, ka vazhduar me formë të lartë në kampionatin holandez, Eredivisie.

Roda ka fituar me rezultat minimal 1:0 në udhëtimin e tyre te NAC Breda në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Eredivisie, përcjell albinfo.ch.

Golin e vetëm e shënoi Avdijaj në minutën e 37-të të ndeshjes. Ai e pranoi një top për mrekulli dhe me një volej goditje ka shtangur portierin kundërshtar, duke shënuar golin e vetëm në këtë përballje, por shumë të rëndësishme. Ky ishte goli i parë për të për skuadrën holandeze.

Ai më parë ka qenë i grumbulluar te Kosova, derisa është pjesë e Schalkes, por i huazuar në Holandë.

http://www.dailymotion.com/video/x6ghv0a