Sport

Superliga e Zvicrës me më së shumti gola në Evropë

Në 145 ndeshje janë shënuar 476 gola, apo me mesatare prej 3.28 golave për ndeshje, shifër që nuk e ka askush

 

Superliga e Zvicrës njihet për golat e shumtë që shënohen. Tashmë edhe statistikat e kanë dëshmuar një gjë të tillë. Madje, ka mesataren më të lartë të golave në ligat kryesore evropiane, shkruan ‘blick’.

Në 145 ndeshje janë shënuar 476 gola, apo me mesatare prej 3.28 golave për ndeshje, shifër që nuk e ka askush.

Pas Zvicrës renditen Spanja (2.89 gola), Italia (2.86), Holanda (2.85), Anglia (2,807), Gjermania (2,803), Skocia (2.68), Austria (2,64), Franca (2,59).

Përjashtim sigurisht se bën treshja në Spanjë me Barcelonën, Real Madridin dhe Atletico Madridin, që në 339 ndeshje kanë shënuar 982 gola.

Por, kampioni aktual Baseli nuk qëndron prapa. Basel është ndër klubet me mesataren më të lartë të golave në Evropë. Basel ka 75 gola në 29 ndeshje. Përpara saj janë vetëm Barcelona (2.97), Monaco (2.78), Celtic (2.63) dhe Feyenoord (2.59).