Shkurt.ch

Supermarketi zviceran që shet ushqime insektesh

Zinxhiri zviceran i supermarketeve «Coop» thotë se do të ofrojë produkte ushqimore insektesh. Me këtë, Zvicra bëhet vendi i parë evropian që ofron këtë lloj ushqimi për njerëzit, shkruan albinfo.ch.

Edhe pse disa lloje insektesh konsiderohen si një delikatesë në shumë vende aziatike, insektet janë të ndaluara për ushqim në shumë vende perëndimore.

Por, Zvicra ka ndryshuar ligjet e saj ushqimore në maj të këtij viti dhe tani vendi mund të shesë ushqime nga tri lloje të insekteve: karkaleca dhe një krimb të veçantë.

Ushqimi i insekteve i shitur në Zvicër që nga gushti është prodhuar nga Essento. Fillimisht mori mbështetje nga iniciativa më e madhe e ndryshimeve klimatike në Evropë, Klima – KIC.