Kosova

Supremja hedh poshtë ankesat e PDK-së për Prizrenin dhe Klinën

Gjykata Supreme ka refuzuar dy nga katër ankesat e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet në Prizren dhe në Klinë, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Prizren, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-it.

Po ashtu, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Klinë”, thuhet në një komunikatë të Gjykatës Supreme