Jeta në Zvicër

Suva publikon statistikat e aksidenteve

Kompanitë e sigurimeve kanë regjistruar  rreth 814,000 aksidente në Zvicër vitin e kaluar. Krahasuar me vitin 2015, kjo paraqet një rritje prej pak më shumë se gjysmë për qind.

Statistikat e raportuara nga Suva tregojnë se kishte më pak aksidente në punë në vitin 2016, por më shumë aksidente jashtë orarit të punës: gjithsej 60 për qind e aksidenteve ndodhën jashtë orarit të punës. Viktimat më të shpeshta ishin në Kantonin e Jura me 148 në 1.000 të punësuar, më së paku në Gjenevë, Zug dhe Ticino.

Statistikat mbulojnë të gjithë personat e punësuar në Zvicër ose të regjistruar si të papunë.