Jeta në Zvicër

SVP/UDC preferon një këshilltar federal që dyshon në BE

Të hënën, në një intervistë për gazetën “Blick”, presidenti i SVP/UDC-së ka paraqitur kushtet për kandidatin e ardhshëm të partisë PLR, si zëvendësues i Didier Burkhalter. “Ai/ajo do të duhej të jetë në gjendje të kundërshtojë gjyqtarët e huaj”, ka thënë Albert ROSTI.

Z. Rosti zgjeron në këtë intervistë atë që e kishte thënë më parë në televizion (RTS). Për të nuk është e mundur të kemi një kandidat me një profil “euroturbo” për të qeverisur pas Didier Burkhalter. Ideali për SVP/UDC-në është një kandidat, i cili dyshon në konceptin e lëvizjes së lirë dhe në Bashkimin Evropian.

Albert Rosti pikturon një tablo shumë të saktë të personit që ai do të donte ta shihte të zgjedhur më 20 shtator 2017.

Kandidati i ardhshëm ose ministri i ardhshëm duhet të jetë kundër marrëveshjes institucionale me Bashkimin Evropian, duke përfshirë arbitra në rast kontestimi nga “gjyqtarë të huaj”. Kjo kërkesë themelore ishte e njohur tashmë, por Albert Rosti shkon më tej. Ai dëshiron një kandidat që është alergjik ndaj burokracisë, një liberal i vërtetë. Dhe, e thotë në mënyrë të qartë se me aftësi të barabarta kandidati nga Ticino do të favorizohet.