Shkurt.ch
Swatch me rritje 6.8% të fitimit në gjashtëmujor
Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, Swatch ka regjistruar një fitim të pastër prej 281 milionë frangash
Prodhuesi i madh zviceran i orëve, “Swatch-Group” gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka regjistruar një fitim të pastër prej 281 milionë frangash. Krahasuar me fitimin e realizuar në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, kjo përbën një rritje prej 6.8 për qind, shkruan srf.ch.
Por, në të njëjtën kohë, qarkullimi i këtij koncerni të orëve dhe të stolive, në varësi nga ndryshimi i kursit, ka shënuar një rënie të lehtë, duke u sjellë në 3.7 miliardë franga, thuhet në një komunikatë të Swatch Group Schweiz. Me këtë rezultat, koncerni shikon me optimizëm drejt gjysmës së dytë të vitit.
Që në muajin qershor dhe në dy javët e para të korrikut është regjistruar një rritje e shpejtuar te të gjitha markat e prodhimeve. Por rritja më e madhe është shënuar në segmentin e prodhimeve luksoze dhe atyre të prestigjit.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut