Shkurt.ch

„Swiss” me rregulla të reja në Cockpit

Gjatë fluturimit, në mungesë të një prej pilotëve, gjithmonë duhet të jetë një tjetër anëtar I ekuipazhit në kabinë

Kompania ajrore zvicerane “Swiss” prezanton rregulla të reja të fluturimit.

Sipas rregullave të reja, gjatë fluturimit në mungesë të një prej pilotëve, gjithmonë duhet të jetë një tjetër anëtar i ekuipazhit në kabinë.

Pas rrëzimit të avionit gjerman “Germanwings” në Alpet franceze, edhe kompania ajrore zvicerane “Swiss” ndryshon rregullat e saj të sigurisë. Në të ardhmen, nëse piloti duhet të lejohet vetëm për të qëndruar në kabinë gjatë fluturimit, duhet të jetë një prej tyre në vendin e tij. Këto masa do të hyjnë në fuqi menjëherë, njoftojnë mediat zvicerane, transmeton albinfo.ch.

Më parë edhe linjat ajrore të njohura në vend dhe jashtë vendit janë duke futur rregulla të reja për të bërë të domosdoshme që në kabinën e aeroplanit të jenë dy persona gjatë fluturimit.

Në mesin e kompanive është edhe “Lufthansa”, pjesë e të cilës ishte edhe “Germanwings”.

Të enjten në mbrëmje ishte i njohur tashmë edhe nga “Easyjet” që ka vendosur për rregulla të reja gjatë fluturimit.

Edhe “Helvetic Airways” ka shtuar sigurinë me efekt të menjëhershëm.