Shkurt.ch

Swisscom zbret deri në 50% çmimet për internet jashtë Zvicrës

Si shembull: një pako e re prej 1 giga, brenda BE-së do të kushtojë 19.90 franga , ndërsa në SHBA, 29.90 franga ose 40% më lirë se deri tash

Duke filluar nga 19 marsi, çmimi i shfrytëzimit të internetit jashtë vendit do të jetë dukshëm më i ulët për zviceranët që shfrytëzojnë shërbimet e Swisscom-it. Siç njofton kompania në fjalë, çmimet do të ulen për 20 deri 50 për qind.

Çmimet e reja do të vlejnë si për klientët privatë ashtu dhe për firmat, shkruajnë mediet zvicerane. Si shembull, një pako e re prej 1 giga, brenda BE-së do të kushtojë 19.90 franga , ndërsa në SHBA, 29.90 franga ose 40% më lirë se deri tash, transmeton albinfo.ch.

Çmimet do të ulen për 197 destinacione.

“Zbritja e çmimeve është bërë e mundur falë negociatave intensive me partnerët tanë jashtë vendit”, sqaron Jerome Wingeier, udhëheqës i sektorit të roamingut në Sqwisscom.

Për një paket prej 200 MB për vendet si Irani, Bahama dhe Çadi, do të ketë një zbritje e çmimit prej 50%. Ndërsa për vednet më të vizituara turistike jashtë Evropës Perëndimore, ulja e çmimit do të jetë në mes 20 dhe 40 për qind., transmeton albinfo.ch. Ndërsa për vendet e Evropës perëndimore, 20 deri 33%.

Për pakot me vëllimin më të vogël, ato prej 10 MB, Swisscom për shumicën e vendeve nuk ka paraparë zbritje çmimi.