Sport
Sytë e Kosovës te Majlinda Kelmendi
Majlinda është kampione e dyfishtë botërore dhe evropiane dhe sigurisht se është ndër sportistët më të suksesshëm të shtetit ballkanik. Për do të ishte ëndërr që të pushtojë Brazilin
Kosova për herë të parë do të marr pjesë në Lojërat Olimpike, derisa kjo ka zgjuar kureshtjen edhe të mediave ndërkombëtare. Njëra ndër to është edhe ‘Blick.ch’, gazeta më e madhe zvicerane, që i kushton një artikull Majlinda Kelmendit, përcjell albinfo.ch.
Komiteti Olimpik i Kosovës është themeluar në vitin 1992, derisa u pranua në atë Ndërkombëtar në fund të vitit 2014, dhe tashmë atletët kanë të gjitha të drejtat e barabarta me garuesit tjerë, shkruan ‘Blick.ch’.
Xhudistja Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e kaluar garoi për Shqipërinë, derisa 25-vjeçarja në Rio do të mbajë flamurin e Kosovës.
Majlinda është kampione e dyfishtë botërore dhe evropiane dhe sigurisht se është ndër sportistët më të suksesshëm të shtetit ballkanik. Për do të ishte ëndërr që të pushtojë Brazilin. “Do të ishte ëndërr të sjellë medaljen e parë për Kosovën”, ka thënë ajo. Pikërisht në Rio më 2013 ishte shpallur kampione e botës. Pas tre vjetësh ajo kërkon sërish suksese.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe