Sport

Tahiri del nga shtegu

Skitari kosovar nuk arriti që të hyjë në mesin e 60 garuesve më të mirë dhe mbeti jashtë kualifikimeve

Skitari i vetëm i Kosovës në Kampionatin Botëror që po mbahet në St. Moritz, Albin Tahiri nuk ka arritur të përfundojë garën e Sllallomit të Madh, pasi ka dalë nga shtegu, shkruan albinfo.ch.

 

Skitari kosovar nuk arriti që të hyjë në mesin e 60 garuesve më të mirë dhe mbeti jashtë kualifikimeve.

 

Tahiri do t’i ketë kualifikimet sot në disiplinën e Sllallomit, derisa Kampionatin Botëror do të përfundojë të dielën.

 

Kjo është hera e parë që Kosova po merr pjesë në një Kampionat Botëror, kurse po paraqitet me skitarin, Albin Tahiri.