Kosova

Tahiri kërkon proces të drejtë nga Gjykata Speciale 

Ministri Tahiri potencoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet që rrjedhin nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, si dhe Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, siguri për një procesi të drejtë, transparent dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut.
Në njoftimin për media Tahiri njoftoi palët për hapat e ndërmarrë nga qeveria e Kosovës për të siguruar mbrojtje juridike dhe asistencë teknike për të gjithë qytetarët që mund të paraqiten në Gjykatën Speciale.
Po ashtu, Ministri Tahiri potencoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet që rrjedhin nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.