Kosova
Tahiri: Lënda për vdekjen e Astrit Deharit, në institutin e Lozanës
"Ministria e Drejtësisë nuk është ndërlidhëse në këtë rast, por është prokurori i rastit që është marrë përmes Prokurorisë së Shtetit”, ka thënë Tahiri, duke iu përgjigjur interesimit të deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, se deri ku ka arritur ky proces
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se javën e ardhshme lënda për vdekjen e Astrit Deharit do të përcillet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës. Ministri tha se tek tash ka përfunduar përkthimi i kësaj lënde voluminoze që përmban diku 3 mijë faqe.
“Ju informoj që këtë javë ka përfunduar përkthimi i lëndës komplet. Ka qenë lëndë voluminoze me një material rreth 3 mijë faqe. Jam informuar nga Prokuroria e Shtetit që javën që do të vijë, nga e hëna e tutje, lënda do të dërgohet përmes atasheut policor të ambasadës së Zvicrës që është në Republikën e Kosovës drejt institutit në fjalë.
Pra, Ministria e Drejtësisë nuk është ndërlidhëse në këtë rast, por është prokurori i rastit që është marrë përmes Prokurorisë së Shtetit”, ka thënë Tahiri, duke iu përgjigjur interesimit të deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, se deri ku ka arritur ky proces.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe