Kosova

Tahiri: Nuk do të lejojmë radikalizmin në burgje

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, kanë nënshkruar memorandum për monitorimin e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovë.

Ministri Tahiri deklaroi se nuk do të lejojnë radikalizmin në burgje, ngase bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës e institucionet ndërkombëtare janë duke u marrë intensivisht me këtë çështje.

Por, sipas tij, e rëndësishme është edhe inkuadrimi i këtyre personave në jetë, pasi këta të fundit të kryejnë dënimin.

Ndërsa kreu i KMDLNJ-së deklaroi se radikalizmi i burgjeve nuk është fenomen i përhapur, por i stërmadhuar për qëllime të tjera. Sipas tij, në burgjet e Kosovës personat kanë të drejtën e ushtrimit të fesë.