Sport

Tahiri po përfaqëson Kosovën në Botërorin e skitarisë në Zvicër

Në këtë Botëror, po merr pjesë edhe Kosova me skitarin Albin Tahiri, i cili do të paraqitet në pesë disiplina alpik

Në qendrën e njohur të skitarisë në Zvicër, St. Moritz, ka filluar Kampionati Botëror i skitarisë që do të mbahet deri më 19 shkurt.

 

Në këtë Botëror, po merr pjesë edhe Kosova me skitarin, Albin Tahiri, i cili do të paraqitet në pesë disiplina alpik, shkruan albinfo.ch.

 

Ceremonia e mbajtur në St. Moritz ka qenë madhështore, derisa Kosova për herë të parë po merr pjesë në një event të tillë. Në këtë ngjarje të madhe marrin pjesë rreth 600 atletë nga 77 shtete të ndryshme të botës.

 

Synimi i Tahirit është të bëjë paraqitje të mira në një ngjarje kaq të madhe në paraqitjen e parë.